Po kontrollonin sendet e gjyshit, u plas granata në dorë/ Dy fëmijët lëndohen, babai ndërron jetë

by admin
Spread the love

Një burrë nga Indiana u vra dhe dy fëmijët e tij u plagosën pasi një granatë dore e gjetur në sendet e gjyshit shpërtheu, thotë policia.

Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në Liqenin e Katër stinëve, një komunitet rreth 140 milje (225 km) në veri-perëndim të Indianapolis.

Policia beson se dikush ka tërhequr kunjat në pajisje.

Babai ka ndërruar jetë dhe djali i tij 14-vjeçar dhe vajza 18-vjeçare kanë marrë plagë. Të dy adoleshentët u dërguan në spital. Gjendja e tyre ishte e paqartë.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Departamenti i Sherifit të Lake County tha se oficerët që përgjigjen gjetën viktimën 47-vjeçare të plagosur për vdekje në shtëpinë e tij. Ai më vonë u shpall i vdekur dhe u identifikua si Bryan Niedert.

Një skuadër bombash u thirr në vendngjarje për të kontrolluar nëse kishte ndonjë eksploziv tjetër në shtëpi.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacion mbi granata dhe pse ajo ndodhej në plaçkat e gjyshit.


Top Channel

You may also like