Po hyn mes meje dhe Luizit, s’po rrimë dot një ditë të qetë

by admin
Spread the love

Pas debateve të forta mes Kiarës dhe Efit gjatë spektaklit të së martës, moderatorja ka nisur një fushatë brenda shtëpisë për të bindur banorët e tjerë që të besojnë atë dhe jo Efin.

Në një bisedë që ishte duke bërë me Gertin në kuzhinë, Kiara është shprehur se Efi i është futur në mes çiftit ndërkohë që ata nuk kanë kaluar një ditë të qetë sëbashku.

“Jo të futesh në mes. S’po rrijmë dot një ditë të qete more të shijojmë njëri-tjetrin. A e di ça stresi kam kaluar? Më beso që nuk kam faj në këtë mes. Ama edhe ato ofendime që bëri dje ishte gjëja më e shëmtuar. Joo s’ka nerva se edhe unë me nerva isha ama një ofendim nuk e nxora nga goja.”-tha Kiara.

Kujtojmë që dyshja u përplasën ashpër me njëra-tjetrën gjatë spektaklit të së martës, pasi Kiara është mërzitur që Efi ka komentuar nga jashtë lojën e saj dhe të Luizit brenda shtëpisë, si edhe pse nuk ka komunikuar me të pasi ajo doli jashtë shtëpisë.

You may also like