Play Off, Bardhi: Nuk fitojnë gjithmonë favoritët, do të japim shpirtin në fushë

by admin
Spread the love

Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, një mesfushor që luan në Spanjë me Levanten. Në prag të sfidës së Play Off-it të Kupës së Botës kundër Italisë mesfushori ka folur për mediat italiane.

“Italia është skuadra favorite, por nuk fitojnë gjithmonë favoritët. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Italia është kampionia në fuqi e Europës dhe nuk prisja që ta shihja në Play Off. Jam i habitur, por grupet mbaruan dhe tani është radha për të luajtur sërish.

I kemi edhe ne disa shanse, prandaj italianët duhet të kenë kujdes. Duhet të luftojmë shumë për të arritur fitoren, do të na ndihmojnë edhe tifozët tanë. Nuk ndiejmë presion, besoj te skuadra ime dhe e di që do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë Bardhi për “Corriere dello Sport”. / Oversport.tv

Foto: Levante UD Facebook

You may also like