“Plas” mes Serbisë dhe Kosovës/ Ankohen në UEFA për keqtrajtim të futbollistëve me origjinë serbe në Kosovë

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit të Serbisë i është drejtuar UEFA-s me një letër të shënuar “URGJENTE”.

Ajo i është drejtuar presidentit Aleksendar Čeferin dhe sekretarit të përgjithshëm Teodoro Teodoridis dhe është nënshkruar nga presidenti Dragan Džajić dhe sekretari i përgjithshëm Jovan Šurbatoviç.

“I nderuar zoti Čeferin, ju informojmë me shqetësim të madh se institucionet e përkohshme në Prishtinë kanë ushtruar presion të paligjshëm dhe çnjerëzor ndaj klubeve të futbollit me seli në krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë, anëtarët e të cilëve (futbollistë dhe drejtues) janë të nacionalitetit serb”, shkruhet në deklaratë.

“Prishtina frikëson futbollistët dhe sportistët e kombësisë serbe, duke i ndaluar të stërviten në stadiumet e tyre dhe të organizojnë gara të karakterit lokal”, thuhet në letër.

Federata e Futbollit të Serbisë po ndjek vazhdimisht zhvillimin e ngjarjeve dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë bashkatdhetarëve të saj në Kosovë.

Barcelona ngec në “Cmap Nou”, barazojnë 0-0 me Gironan duke mos përfituar nga hapi fals i Realit

Barcelona mjaftohet me një barazim përballë Girona-s në sfidën e fundit të javës së 28-të. Në “Camp Nou”, katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 edhe pse trajneri Xavi u prezantua me formacionin e tij më të mirë në këtë përballje.

Katalanasit dominuan për pjesën më të madhe te takimit, por goli ishte një mision i pamundur, me Barcelonën që pas javësh vuan mungesën e golit në kampionat. Në krahun tjetër, Girona krijoi rastet e saj, por e kishte shumë të vështirë për të gjetur recetën e golit. Një pikë që ndryshon pak gjëra në klasifikim, me Barcelonën që shkon tashmë në kuotën e 72 pikëve, 13 më shumë se vendi i dytë, Real Madrid dhe është totalisht në pozita komode për të mos e bërë dramë këtë rezultat.

Muçi “harron” golin! Sulmuesi i Legias së Varshavës kryeson vetëm klasifikimin e asistimeve

Ernest Muçi nuk arriti dot të linte gjurmë në barazimin e djeshëm të skuadrës së tijë Legia e Varshavës. Kjo e fundit u ndal në shifrat 2-2 në transfertë përballë Miedz.

Në minutën e 60, ish-lojtari i Tiranës tentoi shënimin e golit por nuk ia arriti. Portieri e ndaloi goditjen nga distanca, me Muçin që këtë sezon po kryeson për asistime në Poloni, por ka humbur nuhatjen me portën. Një mangësi kjo me sa duket që e la atë edhe jashtë ndeshjes së parë të trajnerit të ri të kombëtares Sylvinho pikërisht përballë Polonisë. Gjithsesi, ish-sulmuesi I Tiranës ka një paraqitje në rritje dhe fakti I aktivizimit të shpeshtë tregon se shumë shpejtë do ta rigjejë edhe golin.


Top Channel

You may also like