Plani i Juventusit për Jildiz, klubi i jep numrin e Pogbasë dhe shumë miliona

by admin
Spread the love

Rikthimi i Pol Pogbasë rezultoi një dështim total te Juventusi dhe jo vetëm në aspektin teknik, por edhe atë ekonomik, duke qenë se u humbën mbi 20 milionë euro (mes pagës dhe taksave), përpara se ai të dënohej për doping, duke mos lënë asnjëherë vulën e tij.

Por në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me vendimin e tij, pasi ka vendosur që të apelojë dënimin prej 4 vitesh skualifikim, Juventusi e ka gjetur Pogbanë e ri, më saktë e ka në skuadër dhe nga sezoni i ardhshëm kërkon që ta vlerësojë edhe më shumë. Bëhet fjalë për Kenan Jildizin, fantazistin turk 18-vjeçar, për të cilin po bëhet gati një kontratë e re, pavarësisht skandencës aktuale në vitin 2027.

Plani i drejtuesve të Juventusit nis nga ndryshimi i numrit, duke i hequr 10-ën Pol Pogbasë dhe duke ia pasuar atë Jildizit. Kjo është jo vetëm një gjetje taktike, që vlerëson talentin e lojtarit në fjalë, por gjithashtu edhe marketingu, duke qenë se menjëherë Jildiz ka bërë shumë tifozë, është një imazh i sponsorit “Adidas” dhe mbi të gjitha me festimin e tij “alla Del Piero” ngroh zemrat se turku mund të jetë një “Pinturikio” i ri në Torino.

Në të njëjtën kohë, vlerësimi do të vazhdojë me një kontratë të re, e cila do të kalojë nga 350 mijë eurot aktuale në vit, në të paktën 2.5 dhe jo 1.5 milionë siç ishte përfolur deri pak muaj më parë. Në këtë mënyrë bardhezinjtë po kërkojnë që të largojnë sa më shumë sytë e konkurrencës rreth Kenan Jildizit, ku sidomos klubet angleze si Liverpuli, Arsenali dhe Mançester Junajtid janë gati që të bëjnë çmenduria, ndonëse Juventusi pa 80 milionë euro nuk është gati që të futet në bisedime me askënd.

PANORAMASPORT.AL

You may also like