Plaçkitje, grabitje dhe mashtrim i të mbijetuarve! Arrestohen 98 persona në Turqi

by admin
Spread the love

Të paktën 98 persona janë arrestuar nga forcat turke të sigurisë për plaçkitjen e pretenduar të ndërtesave të dëmtuara, grabitje ose mashtrim të të mbijetuarve nga tërmeti.

Burime anonime sigurie i thanë gazetës se hetimet janë kryer ndaj të paktën 42 të dyshuarve në provincën jugore Hatay të Turqisë mbi pretendimet për grabitje. 

40 të tjerë u arrestuan dhe ekipet e sigurisë sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare dhe sasi të mëdha parash, sipas Anadolu. 

Ai shtoi se dy persona të tjerë u arrestuan pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës dhe dyshohet se u përpoqën të plaçkisnin gjashtë kamionë me ushqime, dhe të paktën gjashtë të tjerë u arrestuan në Stamboll pasi dyshohet se kishin mashtruar një viktimë me telefon. 


Top Channel

You may also like