Pjesë e Napolit të Maradonës, ish-futbollisti: Janë vetëm dy klube që “tundojnë” Osimhen

by admin
Spread the love

Pjesë e Napolit të Maradonës, ish-futbollisti: Janë vetëm dy klube që “tundojnë” Osimhen

Nigeriani ishte një faktor thelbësor për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti që fitoi titullin e Serisë A për herë të tretë në histori.

Si rezultat e kësaj pune të shkëlqyer, 24-vjeçari përfundoi në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane si Bayern Munich, PSG, Manchester United e të tjera… Mirëpo, për ish-futbollistin e Napolit, Salavatore Bagni, sulmuesi do të largohej vetëm për United apo për Real Madrid.

Bagni, që ishte pjesë e Napolit të Maradonës në vitin e largët 1987 theksoi se Osimhen nuk do të rikthehej në Gjermani pasi ka luajtur më parë aty me Wolfsburg apo në Francë aty ku është aktivizuar me Lille.

“Besoj se Osimhen nuk kthehet më në Francë pasi ka luajtur aty, i njëjti diskutim vlen edhe për Gjermaninë. Mendoj si opsione janë për t’u përjashtuar Liverpool dhe Chelsea pasi janë dy klube që nuk marrin pjesë në Champions Leaguen e këtij sezoni. Nga të gjitha ekipet që lidhen me Osimhen, mendoj se ai do të tundohej vetëm nga Manchester United dhe Real Madrid. Të tjerat nuk kanë shanse”, u shpreh Bagni./Shqip


Top Channel

You may also like