Pjesë e “City Group”, çelësi i suksesit të Gironës

by admin
Spread the love

Girona është surpriza e këtij edicioni në La Liga. Pas 7 javësh skuadra e trajnerit Michel ka marrë 19 pikë, duke qenë e pathyeshme e duke lënë pas vetes Barcelonën e Real Madrid.

Ecuria në këtë fillim sezoni ka qenë mbresëlënës, teksa te Girona kanë nisur të ëndërrojnë se mund ta ruajnë ritmin edhe në vijimin e sezonit.

Duhet theksuar se Girona është pjesë e City Group, që ka një rol të rëndësishëm dhe mund të konsiderohet si faktori kryesor i kësaj ecurie pozitive.

Aktualisht pjesë e skuadrës katalanase janë 5 ish-lojtarë të Manchester Cityt, Eric Garcia, Aleix Garcia, Herreira dhe Couta janë lojtarë të marrë nga kampionët e Anglisë, ndërsa edhe braziliani Savio është huazuar nga francezët e Troyes.

Trajneri Michel ka bërë një punë fantastike dhe në horizont është ndeshja e radhës me Real Madrid, që do të jetë dhe barometri i vërtetë për skuadrën surprizë të këtij edicioni.

Sfida me “Los Blancos” do të luhet në datën 30 shtator në orën 18:30 e do të vijë live e ekskluzivisht në ekranin e Shqip/Digitalb.


Top Channel

You may also like