Pjesa pranverore e kampionatit nis me befasi – Shqip

by admin
Spread the love

KB “Çairi 2030”, në xhiron e 13-të mysafire e TFT-së

Me ndeshjet e xhiros së 12-të zyrtarisht ka nisur pjesa pranverore e kamionatit në Superligën republikane të basketbollit për meshkuj. Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të, Çairi 2030, është mysafire e TFT Skopje në palestrën “Kale”. Tabelën e Superligës e kryeson MZT Skopje.

Përkundër optimizmit të theksuar pjesa pranverore e kampionatit në Superligën e basketbollit, për ekipin e “Çairi 2030” nuk nisi spas pritshmërive të trajnerit Erhan Ramadani, pasi pësuan si vendas nga Kumanova.

“Fatkeqësishtë starti jonë nuk ishte ashtu siç e kemi menduar lujatëm një lojë që mund të theme në aspektin tim nga pikpamja ime një lojë të dobët. Nuk treguam lojë cilësore në mbrojtje dhe dhe për atë arsye pësuam disfatë”, tha trajneri i KB “Çairi 2030”, Erhan Ramadani.

Në ndeshjen e javës së 13-të çairasit janë mysafire e ekipit TFT e cila garon në ABA Liga 2 dhe aktualisht është në Banjallukë, ku duhet të zhvillon tre ndeshje. Sipas trajnerit Ramadani ky moment duhet të motivon lojtrët e tij pasi vendasit do të jenë të lodhur

“Ato kanë tre ndeshje të forta , Kjo duhet të jetë për neve një motiv shtesë për arsye se do të vine pak sa të lodhur, mendimi im është kështu dhe duhet ta shfrytëzojmë. Do të luhet në “Kale” para publikut tonë do të jetë, se na zakonisht i mbushim sallat kudo kudo që shkojmë”, tha Ramadani.

Në xhiron e 13-të që zhvillohet këtë fundë javë: TFT Shkup – Çairi 2030, Strumica – Kozhufi, Rabotniçk – Pelisteri, Kumanova – Euro Nikel dhe Naviko Akademia FMP – Feniksi 2010./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like