Pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes së djeshme është ajo për largimin e Njësisë Speciale nga veriu

by admin
Spread the love

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja e së enjtes e nënshkruar në Bruksel është e një rëndësie të veçantë për ta.

Për të pjesa më e rëndësishme është ajo për tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe dërgimi i forcave të KFOR-it në veri, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.

“Më e rëndësishmja për njerëzit tanë nga kjo marrëveshje është largimi i Njësive Speciale dhe dërgimi i KFOR-it me anë të së cilës fuqizohet Rezoluta 1244”, ka thënë Petkoviq.

Ai më tej ka thënë se sipas marrëveshjes nuk do të ketë largim të targave “KM” në pjesën veriore.

You may also like