‘Pis, qelbët, e urrej të rri kështu’. Herioni paralajmëron Ronaldon: Do të nominoj!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka nisur që prej 24 dhjetorit, teksa tashmë kanë nisur edhe debatet e ngacmimet e para brenda shtëpisë. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar konfliktet dhe mërzititë ndërmjet banorëve, teksa së fundmi, Herion Mustafaraj është parë shumë i acaruar.

Teksa pastronte ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aktori i njohur i ka konsideruar disa nga banorët fëmijë kopshti, pasi nuk e pastrojnë vendin ku rrinë. Ai ka paralajmëruar Ronaldo Sharkën që do ta nominojë këtë javë, pavarësisht se e do fort.

Ndërkaq, edhe Armaldo Kllogjeri e Kejvina Kthjella kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me banorët e tjerë, duke shtuar se edhe Olta Gixhari e Tea nuk bëjnë asgjë në shtëpi.

Herioni: “Si kalamaj kopshti. Njeriu çohet, e ka për detyrë ta pastrojë. Çohu, pastroje dhe fle gjumë prap, po pastroje se do çohen shokët. Pis, qelbët, unë e urrej të rri kështu. Nominimi i parë që do bëj: Ronaldo të dua fort, do të nominoj”.

Armaldo: “Ka të drejtë ai aty. Kam 3 ditë laj 150 pjata”.

Kejvina: “Edhe Olta me gjithë respektin nuk bën gjë, dhe Tea”.

You may also like