“Pioli pa zgjidhje”, Kostakurta analizon Milanin: Ekipi ndëshkohet gjithnjë ndryshe

by admin
Spread the love

Duke folur për “Sky Sport”, Alesandro Kostakurta foli për Stefano Pioli dhe problemet e mbrojtjes së Milanit. Ish-futbollisti ka analizuar mënyrën se si kuqezinjtë pësojnë gola, duke shpjeguar se gjithmonë ka situata të ndryshme.

Në këtë drejtim, 57-vjeçari e këshilloi trajnerin kuqezi që të punonte më shumë për disa mekanizma për të shmangur gabimet në mbrojtje.

“Golat që pëson Milani janë gjithmonë të ndryshëm nga njëri-tjetri e që ndryshojnë në varësi të kontekstit. Për shembull, ndonjëherë ekipi pëson gola për shkak të gabimeve individuale, herë të tjera për shkak të vuajtjes organizative të mbrojtjes apo të mesfushorëve që nuk filtrojnë.

Edhe ndaj Atalantës mesfusha bëri disa gabime ndaj mendoj se lëvizjet në grupit duhet të përmirësohen. Sipas meje Pioli duhet të punojë më mirë për të shmangur disa gabime në mekanizma që vijojnë të përsëriten”, deklaroi Kostakurta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like