Pioli: Origi do të jetë titullar, e dimë se çfarë na pret ndaj Sampdorias

by admin
Spread the love

Milani do të përballet në “Luigi Ferraris” me Sampdorian ditën e shtunë, në një sfidë që mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Në prag të këtij takimi ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli.

“Na pret një kundërshtar solid dhe i motivuar, me një identitet të qartë. Kundërshtari vjen nga një humbje që do t’i japë më shumë vendosshmëri dhe ne e dimë se çfarë na pret.”

QASJA E KUNDËRSHTARËVE NDAJ MILANIT- “Nuk mund të bëjmë një bilanc midis ndeshjeve në shtëpi dhe në transfertë. Vlen vetëm paraqitja jonë dhe përveç ndeshjes së Bergamos ku kemi bërë mirë, kundër Sassuolos dhe Salzburgut mund të kishim bërë edhe më mirë.”

ORIGI- “Mendoj se do të luajë. Është më mirë dhe ka pasur minutat e duhura për të përmirësuar kushtet e tij. Ka nevojë për të luajtur dhe është një lojtarë i madh.”

TREKUARTISTI- “Edhe Adli është një trekuartist. Kemi shumë mundësi zgjedhjeje. De Ketelaere po ndërvepron mirë dhe është duke bërë atë që po i kërkohet, por nevojitet kohë. E shoh që është në rritje. Diaz ka të tjera karakteristika dhe unë mbështetem edhe tek ai sigurisht.” /oversport.tv

You may also like