Pioli: Ndaj Dinamos si të ishte ndeshja jonë e fundit, kërkojmë rezultat pozitiv

by admin
Spread the love

Milani do të udhëtojë në Zagreb për të zhvilluar ditën e martë ndeshjen e pestë në fazën e grupeve të Champions League e cila është shumë vendimtare për fatin e kuqezinjve. Momentalisht Milani dhe Dinamo e Zagrebit ndodhen në dy vendet e fundit në grupin E dhe sfida do të flasë shumë për ecurinë në Europë.

Në prag të kësaj sfide, ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili dha përshtypjen e tij mbi ndeshjen, si dhe komentoi situatën në klubin kuqezi.

“Luajmë shumë gjëra në këtë sfidë, duhet të marrim një rezultat pozitiv, njësoj si kundërshtarët tanë duan. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e kemi përgatitur për atë që përfaqëson.”

ZEMËRIMI PËR HUMBJET NDAJ CHELSEA- “Ne nuk kemi nevojë për të qenë të zemëruar, por për përqëndrim dhe rrjedhshmëri loje. Dinamo është një kundërshtar i vështirë, nuk humbet në shtëpi që prej vitit 2021. Duhet të kemi qasjen e duhur ndaj kësaj sfide. Duhet të qëndrojmë në lojë deri në fund.”

KUNDËRSHTARI- “Është një skuadër që mbron mirë dhe niset me shumë shpejtësi. Është një ekip i kompletuar dhe shumë i fortë, për këtë arsye duhet të jemi shumë të përqëndruar. Ata janë duke bërë mjaft mirë në Champions dhe janë duke fituar titullin kampion. Dinamo ka gjithashtu lojtarë të rëndësishëm edhe individualisht.”

RËNDËSIA- “Çdo ndeshje ne e përgatisim si të ishte më e rëndësishmja, si të ishte sfida jonë e fundit. Kemi luajtur shumë ndeshje kështu. Nuk mendoj se ka nevojë për motivim të veçantë, e dinë të gjithë se sa e rëndësishme është kjo sfidë.” /oversport.tv

You may also like