Pioli: Milani e di çfarë duhet të bëjë, Ibra po mundohet të na ndihmojë

by admin
Spread the love

Milani përballet nesër me Verona në transfertë dhe para ndeshjes ka dalë në konferencë shtypi trajneri Stafano Pioli: “Do të jetë mirë për lojtarët tanë të luajnë një tjetër ndeshje me kaq shumë tifozë të Milanit. Ata po na transferojnë një energji dhe entuziazëm që ne duam ta fusim sërish në fushë nesër në mbrëmje”.

“Kam parë vëmendje dhe motivim të madh. Përballë kemi një kundërshtar të madh, që do të na krijojë vështirësi. Këto sfida na lejojnë të krijojmë ndërgjegjësim. Nuk duhet vetëm të tregojmë se jemi të mirë, por se jemi më të mirë. Duhet të sillemi njëlloj gjatë gjithë ndeshjes. Ne dhe Verona jemi nga skuadrat që shënojmë më shumë në minutat e para, por ndeshja do të jetë e gjatë dhe duhet të ndryshojmë gjatë saj”.

“Kemi një mënyrë lojë që na bën të ekuilibruar. Duam të dominojmë lojën, të jemi më të rrezikshëm, por ndeshjet janë të gjata. Fitorja e Realit ndaj City tregon se fitohet me shpirt dhe mentalitet. Prania e Ibrahimovic është e rëndësishme dhe vendimtare për ne. Ai po jep shumë për të na ndihmuar”.

“Tani na mungojnë 7 pikë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe për të treguar se jemi më të mirët në këtë ligë. Duhet të luajmë si Milani. Pastaj nëse fitojmë 1-0 ose me më shumë gola, rëndësi ka të jemi ekip dhe të luajmë me emocion. Nuk më intereson kjo pjesa që luajmë pas Interit. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Na mungojnë 7 pikët për të arritur objektivin tonë dhe e dimë çfarë duhet të bëjmë”. / oversport.tv

You may also like