Pioli: Gjyqtari akordoi shumë faulle, nuk kishim rrjedhshmërinë e duhur  

by admin
Spread the love

“Sot mungoi rrjedhshmëria dhe duhet të lëxojmë më mirë situatat ku na vendos kundërshtari”. Kështu e ka nisur komentin e tij Stefano Pioli pas barazimit në “Mapei Stadium” përballë Sassuolos.

“E nisëm mirë ndeshjen duke luajtur me gjallëri dhe shkëlqum, por më pas kishim furi, por nuk driblonim sa duhet. Më pas u kthye në një ndeshje me shumë gjysmëfaulle të dhëna dhe shumë ndërhyrje nga gjyqtari. Duhet më shumë ritëm, sot gjyqtari ndërhyri shumë”.

DERBI- “Do të jetë një ndeshje tjetër, që duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme, nga pikëpamja fizike dhe taktike. Derbi është derbi, me një rivalitet që shkon përtej renditjes.” /oversport.tv

You may also like