Pinto: Jemi në një linjë me Mourinhon, vlerësimet bëhen në fund

by admin
Spread the love

Rezultatet e Romës nuk flasin shumë në favor të Jose Mourinhos. Tekniku portugez nuk po shkëlqen si në eksperiencën e tij të mëparshme në Serie A dhe për pasojë mediat kanë nisur të flasin për mundësinë që ai të largohet.

Megjithatë, për të heshtur këto zëra ka menduar drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto i cili i premtoi sërish besnikëri “The Special One”. Në një intervistë për DAZN përpara sfidës ndaj Sassuolos, Pinto u tregua i qartë se klubi po ndjek linjën e vendosur nga Jose Mourinho.

I pyetur nga gazetarët për shpërthimin e Mourinhos pas humbjes në Kupë ndaj Interit ai u shpreh: “Mbi atë që ka ndodhur mund të them vetëm se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet në dhomat e zhveshjes. Ne jemi të lidhur me Mourinhon dhe po ecim në një linjë mbi strategjinë e menaxhimit të ekipit”.

Më pas ai u pyet edhe për sezonin aktual ku krahasuar me sezonin që lamë pas, Roma ka pesë pikë më parë: “Krahasimi i sezoneve nuk është shumë i dobishëm. Vlerësimet bëhen në fund të vitit, vetëm aty do ta kuptojmë më mirë evoluimin e ekipit”, përfundoi Pinto. /oversport.tv

You may also like