PIKTURË – “Portrait of Miss Lieser” i Klimt shitet për 30 milionë euro

by admin
Spread the love

VJENË, 24 prill /ATSH/ – Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që mendohet se kishte humbur, është shitur në një ankand në Vjenë, shkruan BBC.

Puna e papërfunduar, ”Portreti i Fraulein Lieser”, u shit për 30 milionë euro.

Ajo u porosit nga një familje industrialistësh hebrenj në 1917, një vit para vdekjes së Klimt.

Megjithatë, ka shumë pyetje pa përgjigje për pikturën dhe debatet se kush është gruaja në portret, si dhe çfarë ndodhi me pikturën në kohën e nazistëve.

Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, vëllezër nga një familje e pasur industriale hebreje.

Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger pohojnë se piktura është e Margarethe Constance Lieser, vajza e Adolf Lieser.

Por, shtëpia e ankandit ”Kinsky” në Vjenë, e cila nxori në ankand veprën e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruajë gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like