Pikët prej golave nga pankina, asnjë ekip si Roma në Serie A këtë sezon

by admin
Spread the love

Jose Mourinho mund të buzëqeshë. Më shumë lojtarë po i përgjigjen trajnerit portugez te Roma dhe këtë e thonë shifrat.

12 gola të skuadrës verdhekuqe janë shënuar nga lojtarët që janë futur nga pankina, duke e ndihmuar Romën të regjistrojë rezultatet pozitive.

Në ndeshjen e fundit patën impakt dy futbollistë, Carles Perez që shënoi golin e barazimit dhe më pas Veretout asistoi për Smalling në golin e fitores.

Spanjolli dhe francezi ishin futur në fushë në pjesën e dytë dhe Roma bëhet ekipi që ka fituar më shumë pikë nga golat e shënuar prej zëvendësuesve.

9 pikë ka arkëtuar prej tyre skuadra e Mourinho, duke lënë pas Udinesen që ka fituar tetë pikë. Sa i takon golave të shënuar nga zëvendësuesit, nëntë kanë realizuar te Roma, që renditet pas Atalantës (11 gola) dhe Interit (10 gola). /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like