Pikëllim i madh në Zvicër pas vdekjes së shqiptares nga aksidenti në komunikacion

by admin
Spread the love

Në një aksident tragjik mbrëmjen e së shtunës, ka ndërruar jetë shqiptarja 28-vjeçare F. nga Cyrihu. Familja dhe miqtë kanë shprehur pikëllimin e madh në rrjetet sociale

Pikëllimi për F. nga Cyrihu është i madh. Mbrëmjen e së shtunës, 28-vjeçarja u përplas nga një makinë në lagjen 12 dhe u lëndua për vdekje. Nëpër rrjetet sociale, të afërmit dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën F. dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ndër të tjera në Facebook thuhet: “Mbrëmë është fikur një dritë. Ende nuk po mund të besojmë se nuk jeni më në mesin tonë. Pusho në paqe engjëll i vogël”. Prindërve dhe vëllezërve e motrave, një i afërm u dëshiron “shumë forcë në këtë kohë të vështirë”. “Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjen familja”, shkruan ai.

Siç njoftoi policia e qytetit të Cyrihut të dielën, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në rrugën “Wallisellenstrasse” në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje. Pak më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë, informon portali Shtegu. Për arsye të panjohura deri më tani, 28-vjeçarja është përplasur nga një makinë.

Sipas Prokurorisë Publike të Cyrihut, janë hapur procedura për zbardhjen e saktë të rrjedhës së aksidentit si dhe çdo shkelje penale. Ky proces është ende në vazhdim, kështu që nuk mund të jepen informacione të mëtejshme.

You may also like