PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon mbi 200 predha artilerie pranë Koresë së Jugut

by admin
Spread the love



SEUL, 5 janar /ATSH-DPA/ – Sipas raporteve të Koresë së Jugut, ushtria e Koresë së Veriut ka lëshuar më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit detar të diskutueshëm midis dy shteteve.

”Predhat ranë në Detin e Verdhë në veri të kufirit detar të njohur si Linja e Kufirit Verior (NLL)”, njoftoi të premten Shtabi i Përgjithshëm në Korenë e Jugut.

Predhat nuk kanë shkaktuar dëme.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap kishte raportuar më parë se ushtria u kishte kërkuar banorëve të ishullit Yeonpyeong, i cili është afër kufirit, të strehoheshin si masë paraprake.

Ishulli pranë bregut perëndimor ishte objektivi i një sulmi artilerie të Koresë së Veriut që vrau katër persona në vitin 2010.

Tensionet aktualisht po përshkallëzohen sërish në Gadishullin Korean.

Sipas Yonhap, forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe SHBA-së gjithashtu filluan  të enjten manovra artilerie pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Zona përreth kufirit detar ka qenë skenë e disa konfrontimeve mes luftanijeve nga të dy vendet në të kaluarën. Koreja e Veriut nuk e njeh të ashtuquajturën Linja Kufitare Veriore (NLL)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama sjell “skalitjet” e dimrit në majën e Tomorit


You may also like