PHENIAN – Koreja e Veriut kryen një sulm të simuluar bërthamor

by admin
Spread the love



PHENIAN, 23 prill /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut kreu një sulm të simuluar bërthamor duke përfshirë raketa të shumta.

Agjencia e lajmeve e kontrolluar nga shteti, KCNA raportoi se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri lëshimet e së hënës, demonstrimi i parë të sistemit të ri të menaxhimit dhe kontrollit të armëve bërthamore të Phenianit të quajtur “haekbangashoe” ose “shkallëzues bërthamor”.

”Kim ishte shprehur i kënaqur me testin”, raportoi KCNA.

Raketat e lëshuara goditën objektivin e tyre në det në një rreze prej 352 kilometrash.

“Stërvitja e përbashkët taktike rriti ndjeshëm fuqinë dhe efektivitetin e forcës sonë bërthamore, e cila përfshin sisteme raketash me shumë lëshime në shkallë të gjerë”, theksoi Kim.

”Koreja e Veriut lëshoi ​​disa raketa balistike në det të hapur”, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë apo edhe të testojë raketa balistike të çdo rrezeje./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“La Reppublica” korrigjon veten dhe lajmin për Ramën


You may also like