Petrovska do t’i vizitojë ushtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët janë pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari

by admin
Spread the love

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot do të vizitojë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në bazën në Novo Sellë, ku janë vendosur forcat shumëkombëshe të NATO-s, ministrja Petrovska dhe homologui saj bullgar Todor Tagarev do të priten nga kontingjenti nga Maqedonia e Veriut dhe ai nga Bullgaria  pas çka ministrja Petrovska do të ketë takim me ushtarët nga Maqedonia e Veriut të dislokuar në këto forca të NATO-s.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontribuar në forcat shumëkombëshe të NATO-s që nga nëntori i vitit 2022, me kontingjent prej një tog. Në këto forca ka mbi 1.000 pjesëtarë nga aleatët Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Turqia dhe SHBA-ja, nën udhëheqjen e Italisë. 

MARKETING



You may also like