Petro Koçi: Protesta e 12 nëntorit demonstroi se opozita sundohet nga interesat personale të Berishës dhe në sinkron me serbët

by admin
Spread the love

Pas protestës së të shtunës të opozitës, deputeti socialist, Petro Koçi shkroi dje u tregua se kjo luftë po bëhet për interesat personale të Sali Berishës. Ai thotë se kjo protestë zhvillohet paralelisht me protestat e serbëve në veri të Kosovës.

“Protesta e sotme demostroi se opozita sundohet nga interesat personale të Sali Berishës dhe se shanset që kjo opozitë të transformohet e modernizohet janë thuajse zero. Fundi i protestës na beri të ditur se tashmë organizatoret e kanë frike shtetin ligjor dhe penalitetet ndaj atyre që shkelin ligjin dhe rendin publik. Ndërkohë kjo lëvizje e opozitës zhvillohet paralel me lëvizjen politike të serbëve të Kosovës. Fjalori politik i opozitës që përmblidhet nga kriminaliteti historik i PD dhe korrupsioni historik i LSI është më i varfër se ai i vitit ’90.

Kjo opozite nuk ofron shpresë. E shumta që tenton është vetëm nxitja e urrejtjes politike ndaj kundërshtarëve. Lidershipi i opozitës është i kompromentuar me përcaktime zyrtare si ‘Non Grata’ për shkak të korrupsionit përmbytës. Nga ana tjetër maxhoranca jonë duhet të vazhdoje reformat, të shkunde administratën dhe të vërë në shënjestër korrupsionin e kësaj administrate.

Sistemi i drejtësisë nuk ka pse pret më shume për të hetuar e ndëshkuar financimet ruse dhe sjelljet tradhtare të Berishës ndaj UCK-së që kulmojnë me bashkimin e votave të PD me Kozacevin në Këshillin e Europës”, shkruan Koçi.

You may also like