Petkoviq nxehet nga thirrjet për targat RKS, Sveçlën e quan “i forti i Kurtit”

by admin
Spread the love

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj thirrjeve të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për t’i hequr targat ilegale dhe për  regjistruar veturat me tabela të Republikës së Kosovës.

Petkovic ka thënë se serbët “sa herë që Kurti dhe i forti i tij Xhelal Svecla publikojnë video, janë më të vendosur në qëllimin e tyre për të mos hequr targat e tyre legale dhe legjitime të lëshuara nga shteti i Serbisë”, shkruan N1, transmeton Express.

“Tabelat KM nuk mund të jenë të paligjshme, sepse ato lëshohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore në territorin e tyre dhe pranohen kudo në botë. Ajo që është e paligjshme është heqja e targave KS neutrale ndaj statusit nga Prishtina, ndërtimi i bazave ilegale të ROSU-së në veri të krahinës dhe refuzimi për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe për gati dhjetë vjet, që është obligim që e kanë marrë në Bruksel”,  ka thënë Petkoviq.

Ai ka thënë se “ efekti i thirrjeve të Kosovës tregohet më së miri nga numri i  atyre që kanë kthyer targat në RKS e që është një shifror“

Sipas tij “kjo tregon qartë se asnjë video-mesazh dhe kërcënim nga Kurti dhe Sveçla së bashku nuk mund t’i frikësojë serbët, sepse askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të qenë qytetarë të Serbisë që nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturin shtet të Kurtit”.

You may also like