Pessina: Milani e meritoi! Te goli i parë kishte faull, nuk e kuptoj pse se dha

by admin
Spread the love

Matteo Pessina ka qenë edhe pjesë e Milanit në të shkuarën. Kuqezinjtë nuk i besuan dhe tek Atalanta ai është kthyer në një lojtar të rëndësishëm. Mesfushori foli për DAZN pas duelit të humbur në “San Siro”.

“Ishte një lojë e mirë nga të dyja skuadrat. Ishte një faull ndaj meje para golit të Leao. Nuk e di pse arbitri apo VAR nuk e dhanë. Milani luajti shumë mirë dhe e meritonte, por nuk e kuptoj se si nuk e vërshëlleu atë faull”.

“Europa? Ndeshja e fundit do të jetë vendimtare, por jemi të vetëdijshëm se ishte një sezon në të cilin patëm disa vështirësi. Europa është synimi ynë, nëse nuk ia dalim do ta nisim kampionatin e ardhshëm duke synuar të arrijmë sa më lart”.

“Tifozët? Ata janë gjithmonë pranë nesh, ne e ndjejmë gjithmonë ngrohtësinë e tyre. Ata na e treguan edhe sonte në Milano. Atmosfera në stadium ishte e bukur, edhe si kundërshtar është e mrekullueshme të luash ndeshje të tilla”, tha Pessina. / oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like