Pesë mijë franga bakshish kush e gjen autotargën zvicerane “ZG 63”

by admin
Spread the love

Dy banorëve të Zugit në Zvicër, mbrëmjen e së premtes në Bernë u është vjedhur autotarga “ZG 63”. Tani ata dy ofrojnë një bakshish të majmë për gjetjen e tyre

Të enjten në mbrëmje, 27-vjeçari M. dhe babai i tij 63-vjeçar P. nga Kantoni i Zugit e parkuan makinën e tyre sportive në Ensingerstrasse në mes të Bernës. Ata e lanë makinën në rrugë gjatë natës. Kur M. ka dashur të hipë në makinë mëngjesin e së premtes, ka vënë re se i mungojnë autotargat.

“Dikush m`i ka vjedhur targat ‘ZG 63’ me vlerë prej 63 mijë frangash”, ka thënë M. për “20 Minuten”, transmeton portali Shtegu. Targat u nxorën në ankand nga Zyra e Qarkullimit Rrugor të Zugut në vitin 2018 – M. ndan targën me të atin. Së bashku me miqtë, i riu nga Zugu kërkoi nën shkurre dhe gardhe aty pranë – por targat mbetën të zhdukura.

“Si të dal nga këtu?”, ka qenë reagimi i parë i 27-vjeçarit. Ai kishte planifikuar shumë atë ditë – “por të jesh në rrugë pa targë është marrëzi”. Ai të premten ka dashur të udhëtojë edhe jashtë Zvicrës, por kjo nuk ishte e mundur pa targa. Ai e ka denoncuar menjëherë vjedhjen në Policinë e Kantonit të Bernës. Kjo konfirmon marrjen e një mesazhi përkatës. “Është turp, më pyesnin shpesh për numrin e targës”, thotë M.

Sigurisht që i vjen keq edhe për paratë. “Nëse nuk i gjeni targat, numri do të bllokohet për dhjetë vjet, kjo nuk do të ishte mirë”, thotë zvicerani nga Zugi. Makina tani është në rrugë me targë provizore të Bernës.

Targa është shumë e rëndësishme për dy personat nga Zugi. Ata tani ofrojnë shpërblimin e gjetësit. “Ne duam t’i paguajmë gjetësit të targës 5 000 franga”, thotë M. Informacioni për autorin apo targën e vjedhur mund të dërgohet në “[email protected]”.

You may also like