Personeli mjekësor i Onkologjisë e përgënjeshtron Mickoskin

by admin
Spread the love

Infermieret në IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji – Shkup sot i kanë përgënjeshtruar pohimet për punën e klinikës, të parashtruara më 2 nëntor në konferencën për shtyp nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ata i përgënjeshtruan pohimet e Mickoskit se në ditarin e ambulancës, presoneli mjekësor, e ka regjistruar pjesën tjetër të barnave të papërdorura sikur t’i ishte dhënë një pacienti tjetër, pa dëshmi me shkrim nëse medikamenti është dhënë apo është hedhur.

Nga aspekti administrativ, gjegjësisht mbajtje të shënimeve, në të gjitha repartet dhe spitalet ditore, ka edhe evidentim të rregullt dhe të përditshëm të të gjitha gjërave në ditarin të ambulacës, arkivë kërkesash, verifikim kompjuterik në çdo kohë është i aksesueshëm dhe i referohet bilancit në moment, evidencës narkotike, evidencës së citostatikëve – karta të shpenzuara”, shkruhet në reagimin e sotëm.

Të dhënat e mësipërme që ne i posedojmë, janë në dispozicion për inspektim nga autoritetet kompetente dhe ne e përgënjeshtojmë këtë deklaratë në tërësi.

Në përgënjeshtrim theksojnë se të gjitha barnat që nevojiten nga farmacia dhe ka mbetje nga ato, përdoren për pacientët e radhës. Pjesa tjetër siç shtojnë ata, nuk hidhet në mënyrë që të regjistrohet siç duhet në ditarin e ambulancës në Repartin e terapisë citostatike – Spitali ditor.

Përgënjeshtrohet edhe pretendimi i Mickoskit, siç theksohet në komunikatën lidhur me “dhënien e medikamenteve në çanta”, si dhe se u janë dhënë ilaçe pacientëve jashtë klinikës.

“Terapia për pacientët është punë serioze dhe ilaqet u jepen pacientëve jashtë klinikës, domethënë është çështje terapie e rregullt në formë tabletash dhe ampulash, me qëllim që të aplikohen në qendrën mjeksore amë ose në vizitë shtëpie, me raport të shkruar siç duhet nga mjeku. Vërejmë dhe sqarojmë se bëhet fjalë për terapi simptomatike, e cila nuk është terapi me buxhet të kushtëzuar nga FSSHRMV, por terapi e rregullt që aplikohet nëpërmjet vizitës në shtëpi apo mejkut të familjës. Me të njejtën kursehet financiarisht shpenzimet e pacientit dhe vizitat ditore në klinikë”, theksohet në përgënjeshtrim.

Apelojnë që të ndërpriten grindjet e partive politike përmes Klinikës dhe ta lënë të funksionojë normalisht dhe pa presione, në mënyrë që të ruhet shëndeti i pacientëve që vijnë çdo ditë aty dhe kurohen, si dhe të punonjësve në të.

MARKETING



You may also like