Personazhi VIP humbet gjyqin me fqinjët për kalimin e kontestuar mes dy shtëpive në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Një ish-pjesëmarrës i programit ‘reality-TV’ britanik ‘Apprentice’ përballet me një gjobë £200,000 pas humbjes së betejës ligjore me fqinjët e tij për një kalim me dy shtëpive të luksit, kur një pensionist ra në një gropë të hapur prej tij anës pronës.

Problemet nisën mes agjentit “të famshëm” të pronave Alexander Britez, – i cili është shfaqur në seritë e rrjetit BBC – dhe fqinjëve të tij David e Isabel O’Brien prej vitit 2018.

Babai i zonjës O’Brien ishte rrëzuar në një gropë të gërmuar rrëzë shtëpisë së Britez në Forest Hill pranë Londrës.

Gropa e ngushtë ishte gërmuar mes dy shtëpive para se Britez të blinte shtëpinë dhe të punonte për eliminimin e një problemi me lagështirën.

Por megjithëse O’Briens insistonin se ishte e rrezikshme zoti Britez refuzonte ta mbushte.

Kjo nisi konfliktin për kalimin mes shtëpive ku O’Briens nisi pretendimet e tij, dhe pasi u bë i famshëm në programin televiziv, pretendonte se ishte e tija.

Tashmë Britez përballet më një faturë £200,000 pasi gjykatësi refuzoi pretendimet e tij duke vendosur se kalimi i përket familjes O’Briens.

Përfaqësuesja gjyqësore Cheryl Jones tha se zoti Britez dhe nëna e tij, Mary Britez – nuk ishin treguar ‘bashkëpunues’ për zgjidhjen e situatës.

Gjatë gjyqit fillestar në Londër u tha se zoti Britez jetonte prej kohësh në zonën e pasur Westwood Park që më parë i përkiste nënës së tij.

Çifti O’Brien, 52 e 47-vjeçarë, ishin vendosur në shtëpinë ngjitur në vitin 2015.

Dy shtëpitë ndahen vetëm nga një rruginë e ngushtë, nga ku çifti O’Briens mund të shkojnë në kopshtin e tyre prapa shtepise.

Fqinjët fillimisht shkonin mirë deri në lindjen e konfliktit në 2018 kur babai i zonjës O’Brien ra në gropën e hapur nga fqinjët, ku pësoi thyerje e të gërvishtura.

Zoti O’Brien i cili punon ndërtues, kishte propozuar zgjidhjen e problemit me gropën me anë të një pllake metali por Britez tha se ishte më i interesuar të shkonte në gjyq.

Ekspertët që panë të dhënat e dy shtëpive të ndërtuara në Luftën e Dytë Botërore ishin dakord se muri i shtëpisë së zotit Britez ishte kufiri mes dy pronave, kështu që kalimi i takonte çiftit O’Briens.

Gjykata urdhëroi zotin Britez të paguante faturat e avokatëve prej mungesës së bashkëpunimit në zgjidhjen e cështjes, në një shumë që arrinte në rreth 200,000 paundë.


Top Channel

You may also like