Përshkallëzohen tensionet në Ditën e Jerusalemit në kufirin Gaza-Izrael

by admin
Spread the love

Marshimi i Flamurit, një rit i cili përkujton pushtimin e Jerusalemit Lindor në luftën gjashtëditore të vitit 1967, solli një numër të lartë pjesëmarrësish që shkaktuan përplasje në kufirin Gaza-Izrael.

Të pranishëm në përplasje e tyre ishin gazi lotsjellës dhe dhuna fizike, për të bërë të mundur shpërndarjen që situate të mos agravonte me tej.

Mijëra izraelitë valëvitën flamujt me Yllin e Davidit në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në një kohë tensionesh të larta në rajon.

Në shënjestër të këtyre përplasje u vunë edhe gazetarët, ku u përballën me thirrje raciste. Dy persona u arrestuan në lidhje me dhunën ndaj gazetarëve, njëri prej tyre i mitur.

Që pas ngjarjes historike në luftën e vitit 1967, në diskutim janë rikthyer përplasjet e rinisura, duke ndihmuar në nxitjen e një konflikti 11-ditor midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

“Kryeministri është këtu”,  brohorisnin disa nga marshuesit, pasi mendojnë se Ben Gvir, jo kryeministri Benjamin Netanyahu, kontrollon qeverinë e Izraelit.

Kishte një prani të madhe policore rreth Qytetit të Vjetër, me mijëra policë të përkushtuar posaçërisht për Marshimin e Flamurit .


Top Channel

You may also like