Përralla “Girona”, shënojnë të gjithë dhe lë pas edhe Sitin

by admin
Spread the love

Fitore, fitore dhe vetëm fitore. Është kjo filozofia e Gironës. “Ky ekip është aq i uritur sa nuk do të kënaqet me asgjë. Nëse i shikoni shifrat tona, ato janë spektakolare. Por ne shkojmë në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë dëshirojnë më shumë”, tha Portu, i cili i dha zë ndjenjave të një klubi që po përjeton një ëndërr.

Ekipi i Miçel mbetet i vendosur në krye të kampionatit spanjoll. Katalanasit nuk dorëzohen në luftën e tyre për vendin e parë me Realin e Madridit dhe ndaj Alaveshit kaluan me sukses presionin ku i kishte vënë Reali, teksa fituan me lehtësi 3-0. Skuadra katalanase po marshon me një ritëm kampioni, me shifra prej kampioni në Spanjë. Mjafton t’i hedhim një sy shifrave për ta kuptuar më qartë. Girona numëron 44 pikë në La Liga dhe, sipas “Opta”, tre nga katër skuadrat e fundit që arritën këto shifra pas 17 ndeshjeve të para në La Liga, në fund arritën të shpalleshin kampione. Barcelona në sezonin 2008-09 dhe 2022-23 si dhe Atletiko 2020-21 fituan titullin.

GOLASHËNUESIT – Pjesë e suksesit të Gironës, përveç lojës është efektshmëria e tyre përballë portës rivale. Katalanasit, me 41 gola në 17 ndeshje, janë ekipi që shënon më shumë në La Liga dhe të tretët mes kampionateve më të fortë në Europë. Vetëm Bajerni i Mynihut dhe Leverkuseni kryesues në Bundesligë kanë shënuar më shumë se Girona. Girona nuk njeh fushë, si jashtë dhe brenda, teksa në “Montilivi” kanë shënuar 21 gola, ndërsa larg tij 20. Shifrat gjithashtu tregojnë se te Girona shënojnë thuajse të gjithë. Deri më tani janë 13 lojtarë që kanë shënuar të paktën një gol.

MË MIRË SE SITI – Me këtë fillim spektakolar të sezonit, Girona po përmirëson madje shifrat e Mançester Sitit. Katalanasit kanë më shumë pikë se “Qytetarët”, kanë shënuar më shumë gola se Siti dhe renditen më mirë se kampionët e Europës. Djemtë e Pepit janë të katërtit në Premierë, ata të Miçelit të parët në La Liga; të besuarit e Pepit kanë shënuar 40 gola, ata të Miçelit 41; të besuarit e Pepit kanë fituar 10 ndeshje (34 pikë), ata të Miçelit kanë fituar 14 ndeshje (41 pikë).

FDHGFH

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like