Përplasje verbale Turqi-Izrael, Erdogan: Izraelitët, kriminelë lufte! Tërhiqen diplomatët nga Turqia

by admin
Spread the love

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Stambolli pas deklaratës të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i cili akuzoi qeverinë e Netanjahut se po sillet si “kriminel lufte”.

Erdogan i bëri këto komente në fjalën e mbajtur përpara mijëra protestuese pro palestinez në Stamboll.

BBC thotë se ministri punëve të jashtme të Izraelit Eli Cohen iu kundërvu këtyre qëndrimeve duke urdhëruar largimin e diplomatëve nga Stambolli.

Shefi diplomacisë izraelit tha se “duke marrë në konsideratë këto komente të rrezikshme që vinë prej Turqisë, kam urdhëruar largimin e diplomatëve tanë për të ri-vlerësuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë.

Presidenti Turqisë krahas fjalës në protestën pro Palestinës, publikoi një seri me komente në rrjetin social X duke deklaruar se përshkallëzimi situatës në Gaza, e vënë në shënjestër edhe civilët është duke e përkeqësuar situatën humanitare.

Presidenti Turqisë thotë se “Izraeli duhet sa më parë të ndalojë çmendurinë e të tilla sulmeve”.


Top Channel

You may also like