Përplasje për Gazën, Biden telefonon Netanyahun: Ka disa lloj zgjidhjesh me dy shtete!

by admin
Spread the love

Vetëm pak pas deklaratës së fortë të Beniamin Netanyahut se nuk e pranon krijimin e një shteti p0alestinez pas përfundimit të luftës me Hamasin, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden e ka telefonuar kryeministrin izraelit.

Ata diskutuan gjatë, u tha në njoftim mbi përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, si dhe për ndryshimin e strategjisë së Izraelit drejt operacioneve më specifike ushtarake. Nga sa pohoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, Ëashingtoni dhe Tel Avivi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për mbi shtetin palestinez si objektiv politik për Gazën e pasluftë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e mohoi që deklarata e Netanyahu të ketë qenë një faktor për kryerjen e telefonatës, e para në gati një muaj. Pak orë pas telefonatës, vetë Biden pohoi para gazetarëve se beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se kreu i ekzekutivit izraelit mund të jetë i hapur për një prej tyre.

“Ka disa vende që janë anëtare të OKB-së, të cilat… nuk kanë ushtrinë e tyre; disa vende kanë kufizime…”, tha ai. “Kështu që mendoj se ka mënyra se si mund të funksionojë kjo”, tha Biden, i cili hodhi gjithashtu poshtë idenë se një zgjidhje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të mos arrihet dot me qeverinë aktuale të Izraelit. Shtetet e Bashkuara sakaq përshëndeten vendimin e Izraelit për të lejuar dërgimin e miellit për popullin palestinez drejtpërdrejt nga porti Ashdod, ndërsa Shtetet e Bashkuara po punojnë nga ana e tyre për linja më të drejtpërdrejta detare për dërgimin e ndihmave në Gazë.


Top Channel

You may also like