Përplasja Sancho-Ten Hag, sulmuesi mungon ndaj Burnley-t

by admin
Spread the love

Tjetër episod në përplasjen Jadon Sancho-Erik ten Hag. Trajneri i Manchester United e ka trajtuar sërish këtë çështje në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Burnley-t.

“Ne po përgatitemi për ndeshjen kundër Burnley-t dhe ai nuk do të jetë në skuadër”, zbuloi trajneri i “Djajve të Kuq”, i cili ka përjetuar një periudhë të vështirë në Manchester.

Erik ten Hag ka folur edhe për të ardhmen e lojtarit, të cilit i është përgjigjur se gjithçka do të varet nga anësori: “Do të varet nga ai”.

Trajneri holandez i dha fund temës së Sanços kur një gazetar e pyeti nëse lojtari është stërvitur me skuadrën e Manchester United, të cilit trajneri iu përgjigj “Jo”.


Top Channel

You may also like