Përplasja me trajnerin Ten Hag, Man. United pezullon Jadon Sanchon

by admin
Spread the love

Erik ten Hag merr vendimin e formës së prerë: Jadon Sancho nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve të Manchester United deri në një njoftim të dytë dhe do të vijojë stërvitjen i diferencuar.

Tekniku holandez shfaqi rezervat e tij ndaj Sanchos në fundin e ndeshjes ndaj Arsenalit, më 3 shtator, sfidë që United e humbi 3-1, ndërkohë që sulmuesi u la jashtë grumbullimit për shkak të performancave të dobëta në stërvitje gjatë asaj jave.

Menjëherë pas deklaratës së Ten Hag në “Emirates Stadium”, Sancho u kundëpërgjigj në rrjetet sociale ndaj holandezit Erik ten Hag me një postim të papërshtatshëm, një reagim që nuk u miratua aspak nga klubi.

Postimi qëndroi për ditë me radhë në profilin Twitter të Sanchos dhe u fshi vetëm këtë javë. Sidoqoftë, ky veprim nuk mjaftoi që Ten  Hag të rikthente në skuadër anësorin dhe në pasditen e së enjtes u konfirmua që lojtari do të stërvitet individualisht.

Erik ten Hag po e humbet durimin me Jadon Sanchon, i cili nuk ka shfaqur vazhdimësinë e duhur të paraqitjeve në fushën e lojës. 23-vjeçari u bë pjesë e “Djajve të Kuq” në korrik të 2021 dhe që prej atij momenti ka luajtur 82 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste./Supersport


Top Channel

You may also like