Përmbytjet, asnjë argjinaturë e ndërtuar në lumin Shkumbin

by admin
Spread the love

Nga Aldo Kozarja:

Ndodhemi në afri të njërës nga hyrjet për në qytetin e Elbasanit. Në afërsi të urës së Shkumbinit aty ku kalon shtrati i lumit Shkumbin. Situata në këtë lagje të banuar nga qindra familje është alarmante sa herë ka reshje.

Gjatë gjithë shtratit të lumit në këtë zonë nuk ka asnjë argjinaturë mbrojtëse.

Për pasojë mbi 100 hektar tokë bujqësore dhe banesa sa herë bie shi përmbyten. Banorët e lagjes Shënkoll thonë se ka mbi 30 vjet që nuk janë vendosur prita.

Duhet ndërhyrje se ne nuk i bëjmë dot me forcat tona, duhen argjinatura nga shteti. Vende-vende është e rrezikshme na ka gërryer tokën, na ka marrë tokë. Na ka marrë 100 a 200″.

Disa ndërhyrje i kanë bërë vetë.

“Po e mbajmë vetë me sa mundësi kemi, kemi hedhur beton, blloqe”.

Në këtë lagje hidhen pa kriter nga biznes dhe mbeturina.

Hasim një problematikë të trashëguar ndër vite hedhjen e mbeturinave, duket se politikanët lokalë dhe qendror kanë harruar të mbërrijnë në këtë zonë me një numër të madh banorësh që kanë nevojë për shërbime.

“Komplet kanalet pa pastru plehra gjithandej.Të pastrohen kanalet taksat po i paguajmë”.

Disa metra më tej, po me të njëjtën problematikë përballen dhe banorët e fshatit Bugjes.

Kërkojnë të bëhen sa më parë prita.

“T’i vihen prita Shkumbinit”.

You may also like