Përmbytet Parku i Yellowstone, ujërat e rrëmbyer marrin para një shtëpi

by admin
Spread the love

Përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e gurëve të shkaktuara nga një shpërthim i paparë shirash të dendur sollën pamje apokaliptike dhe mbylljen e e Parkut Kombëtar Yellowstone në fillim të sezonit turistik veror, gjë që nuk ndodhte prej 34 vitesh.

Një video e bërë nga një turist i bllokuar në park tregon momentin kur një shtëpi në buzë të lumit Yellowstone bie në ujë

Tashmë i gjithë parku, që përfshin pjesë të Wyoming, Montana dhe Idaho, do të mbetet i mbyllur për vizitorët, të paktën deri të mërkurën .

Shirat e dendur dhe rrjedhja e shpejtë e shkrirjes së borës u bashkuan për të krijuar kushte të paprecedenta të motit. Yellowstone, i themeluar si parku i parë kombëtar në botë në 1872 dhe i çmuar si një nga destinacionet kryesore të Amerikës për udhëtime në natyrë, dhe zë një hapësirë rreth 2.2 milionë hektarë.

 


Top Channel

You may also like