Përleshen policia dhe protestuesit në Divjakë, flet Saimir Korreshi dhe zbardh prapaskenat

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi e cilësoi të paprecedentë vendimin për të vendosur tarifë për këdo që hyn në Parkun e Divjakës.

Në një intervistë për Euronews Albania Korreshi u shpreh se me këtë vendim Divjaka bëhet i vetmi plazh publik që mund të aksesohet duke paguar lekë.

“Nuk asnjë plazh që të takohet në Shqipëri. Në atë plazh nuk është vënë kurrë dorë, është nga më të braktisurit. S’po kërkojmë gjë për pjesët e rrethuara, por aty është rruga që të çon në pazh. Nuk mund t’u pengosh njerëzve plazhin. Aty nuk ka asgjë tjetër atraktive që të thithë elementët turistikë”, tha deputeti.

Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

You may also like