Përleshën klubi nga Sanxhaku me serbët në Vazhdovc! Përmendet edhe Ademi

by admin
Spread the love

Novi Pazari nga Sanxhaku është si gjithmonë halë në sy në Serbi. 

Sot, siç u raportua, ka ndodhur një përleshje në Vazhdovc mes futbollistëve të IMT-së nga Serbia dhe Novi Pazarit. 

“Fundi i ndeshjes ndërmjet IMT-së dhe Novi Pazarit është shënuar me një përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve të dy skuadrave.

Pamje nga përkeshja e tifozëve

I pari i ekipit mysafir Ebenezar Anana u konfliktua me rezervat e IMT-së pas duelit me Radoçajn.

Shumë shpejt u përfshinë të gjithë lojtarët e të dyja palëve, ndër më luftëtarët ishte Adem Ljajiq, i cili kapet me një nga lojtarët e vendasve.

Në një moment, Adem Lajiç u përpoq të ngjitej në tribunë dhe të përballej me një tifoz”,  shkruan media serbe “Kurir”.

Para pak jave në Novi Pazar në një ndeshje është brohoritur Albin Kurti, Albin Kurti.

Novi Pazari ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga IMT e Novi Beogradit.

Novi Pazari është klub që urrehet nga serbët për faktin se konsiderohet klub që vjen nga qyteti që ka banorët me prejardhje shqiptare.

Duhet theksuar se Adem Ljajiç para 5 viteve ishte kthyer në qendër të kritikave në mediat serbe, pasi kishte refuzuar të këndojë himnin serb përpara takimit të parë të Botërorit ndaj Kosta Rikës.

You may also like