“Perla” e Jonuzit shpëton Tiranën, Dinamos nuk i mjafton Qefalija

by admin
Spread the love

Tirana vuan por arrin që të marrë maksimumin në derbin me Dinamon, duke fituar 3-2 në “Air Albania”.

Skuadra e Erbim Fagut edhe pse e mbylli pjesën e parë në epërsinë e dy golave, u ndëshkua në pak minuta dy herë në pjesën e dytë nga “ish”- i tyre, Klevi Qefalija, e u desh një “perlë” e Fjoart Jonuzit, për të marrë fitoren që e rikthen në rrugën e duhur drejt “Final4”. Dinamo regjistron ndeshjen e tretë radhazi pa fitore e lëshon vendin e pesë të renditjes dhe mbetet 4 pikë prapa Skënderbeut të vendit të katërt.

Ndeshja nisi mirë për badheblutë që arritën që të shënonin që në minutën e shtatë me anë të Nikqit, i cili arriti të devijonte saktë një top të harkuar nga e djathta. 11 minuta më vonë, Tirana fitoi të drejtën e një 11-metërshi të fituar nga Latifi i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Qefalija. Nga pika e bardhë Liridon Latifi u tregua i saktë duke dyfishuar rezulatin. Dinamo u zgjua dhe nisi të reagojë, por në pjesën e parë nuk arriti që të shënonte. Edhe fraksioni idytë nisi më mirë për “nëndetësen blu”, të cilës iu desh të priste deri në minutën e 76-të për të shënuar, me Qefalinë i cili u ndihmua dhe nga një devijim për të ngushtuar diferencën e golave.

Shtatë minuta më vonë, Dinamo arriti që të barazojë shifrat. Marku shërbeu për Qefalinë, i cili devijoi bukur drejt portës dhe realizoi sërisht. Në festë Dinamo që arriti të ngrejë krye e të rikuperojë dy gola. Megjithatë, Tirana reflektoi dhe nisi të kërkonte më shumë e u desh një gol spektakolar i Fjoart Jonuzit për të marrë maksimumin. Goli i parë në kampionat për kuksianin me fanellën e Tiranës, teksa i jep kënaqësinë e suksesit të parë në pankinën e bardhebluve dhe Fagut, i cili tani nis të besojë te “final 4”, pasi Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg./Shqip


Top Channel

You may also like