Përkujtohet 98 viktimat e Masakrës së Rezallës

by admin
Spread the love

Të martën janë përkujtuar 98-të të rënët e fshatit Rezallë në Skenderaj. Kjo masakër njihet si njëra prej masakrave më të mëdha në Drenicë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është mbajtur manifestimi
përkujtimor ku u kërkua drejtësi për këtë masakër dhe kryerësit e saj të dalin
para drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se këtë ditë më të rëndë po e bën fakti se ende nuk ka drejtësi për këto masakra. Ai tha se duhet t’i tregohet botës për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Para 6 muajsh rivarrosëm të tjerë trupa të
gjetur që po mbahen të fshehur brenda Serbisë. Serbia nuk i dorëzon ende qindra
të tjerë që janë të zhdukur me dhunë. Përgjegjëse për këtë gjenocid është Serbia.
Ajo që po na e bënë më të vështirë është se ende nuk ka drejtësi për të gjithë
ata 12 mijë në gjithë Kosovën. Ne duhet t’i tregojmë botës gjenocidin që ka
ndodhur derisa të dënohet gjithë ata kriminel që janë kryes të masakrës së
Rezallës”, tha Konjufca.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura,
tha se kjo masakër është dhimbja e malli i pashuar për më të dashurit e tyre.

Ai tha se duhet të dënohen të gjithë ata që
kanë kryer krimet në Kosovë, derisa ka përmendur edhe të zhdukurit në krejt
Kosovën.  

“Masakra e Rezallës është dhimbja jonë, malli
i pashuar për më të dashurit tanë. Likoshani e 
Qirezi, Izbica janë lavdia e luftës heroike. 98 persona u vranë në vitin
1999. Për të gjithë që përjetuam atë tmerr është e freskët e gjithë ajo që ndodhi
atë ditë. Familjet kishin edhe ankthin e pritjes së familjarëve të zhdukur.
Vitin e kaluar u kthyen eshtrat e fundit. E kemi për obligim të punojmë që ta
zbardhim fatin e të zhdukurve. 1500 i kemi të zhdukur në gjithë Kosovën. Ashtu siç
jemi bashkë do të jemi nesër e pasnesër derisa të arrihet drejtësia e derisa
kriminelet të dalin para drejtësisë”.

E kryesuesi i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve,
Xhavit Jashari, foli për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Tha se falë
veprimit të UÇK-së dhe atdhetarëve, sot kjo pjesë e atdheut është e lirë.

“Sot në këtë kujtim duke ardhur për t’i
nderuar të rënët në Rezallë në mendje më erdhi Hasan Prishtina i cili kur iu është
drejtuar të pranishmëve kish thënë “ne jemi duke bërë luftën për të çliruar
tokat shqiptare”. Falë veprimit të UÇK-së dhe atdhetarëve, sot kjo pjesë e
atdheut është e lirë. Obligohemi t’i nderojmë sepse këtë liri po e gëzojmë të
gjithë”.

“Pas përfundimit të luftës kjo kategori e
ndritur po përballet me padrejtësi. Ata të cilët krijuan ushtrinë dhe bënë gjithçka
padrejtësisht në bashkëpunim me shqipfolës bëjnë aktakuza të tilla në bashkëpunim
me Serbinë. Pavarësisht padrejtësive që po u bëhen pjesëtarëve të luftës, iu bëjë
thirrje ndërkombëtarëve që nuk ka forcë që mund ta barazojë luftën me gjithë
ata që ka bërë UÇK-ja”, tha Jashari.

You may also like