Përgatitjet anti-Bjellorusi, Kosova zbret në fushën e “Szusza Ferenc Stadion”

by admin
Spread the love

Kosova luan të hënën (20:45) në Budapest takimin e katërt në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Dardanët e Giresse, të cilët kanë regjistruar vetëm barazime në tri takimet e para, do të përballen me Bjellorusinë.

Një finale e parakohshme për Kosovën, që përballë skuadrës bjelloruse do të tentojë triumfin e parë në grup.

Lojtarët kanë zbritur në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit, për t’u përshtatur me terrenin. Atmosfera në kampin dardan është e mirë dhe të gjithë janë gati të japin kontributin për të siguruar 3 pikët e para.

Sfida Bjellorusi-Kosovë do të transmetohet në Shqip 3.


Top Channel

You may also like