Përgatitje për stinor më të suksesshëm – Shqip

by admin
Spread the love

FAZA E PARË NË SHKUP, NGA 28 JANARI NË OHËR

Klubi i futbollit Rabotniçki nën drejtimin e trajnerit Millan Ilievski kanë nisur me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit që do të zhvillohet në tri faza. Deri ditën e sotme janë angazhuar tre përforcime, ndërsa janë larguar katër lojtar titullar. Pretendimet janë të krijojnë ekip stabil dhe mbijetesa.

“Romantikët” fazën bazike të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Shkup, ndërsa nga 28 janari do të qëndrojnë në Ohër, ku edhe do ta zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve ku janë paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese.

“Kemi të caktuara pesë ndeshje miqësore me ekipe që do të jenë në përgatitje në Ohër dhe mendoj se do të kemi ndeshje të shkëlqyera, por prapëseprap do të them se këto përgatitje do të na vlejnë ta ngrejmë energjinë në klub, ta ngrejmë në një nivel më të lartë mënyrën që do të luajmë dhe energjinë në ekip dhe mendoj se do të kemi kushte të shkëlqyera që ta bëjmë këtë” – tha Milan Ilievski, trajner i KF Rabotniçki.

Për të arritur këto qëllime, janë angazhuar tre prurje të reja, Stefan Despotovski, Kire Markovski dhe portieri Filip Iliq.

Trajneri Ilievski shprehet optimist se ekipi me këtë fond aktual të lojtarëve do të arrijë objektivin.

“ Qëllimi i Rabotniçkit në këtë sezon, për momentin klubi gjendet në atë zonë ku duhet sa më parë ta shmangim atë momentin e mbijetesës, por prapë do them se kjo nuk do të jetë qëllimi jonë, qëllimi do të jetë të bëjmë një skuadër të shkëlqyer që do të luaj futboll të bukur të cilin njerëzit do të duan të vijnë ta shohim” – tha Ilievski.

Rabotniçki në stinorin pranveror ka grumbulluar 18 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara. Në javën e parë të sezonit pranveror, “romantikët” janë mysafir të Pobedës në Prilep. /KlanMacedonia/

 

You may also like