Përfundon zyrtarisht telenovela Araujo, mbrojtësi rinovon me Barcelonën

by admin
Spread the love

Merr fund telenovela për të ardhmen e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo. Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi nga Uruguai ka rinovuar me klubin katalanas dhe do të veshë fanellën e Barcelonës edhe për disa sezone.

Kështu, kontrata e tij e re skadon në vitin 2026. Gjithashtu Barcelona ka ndjekur me të traditën e klauzolave shumë të shtrenjta, më sakt të pathyeshme në tregun e sotëm, përveç ndonjë çmendurie që vështirë të ndodhë.

Ai ka një klauzolë prej 1 miliard eurosh. Gjithçka është bërë publike nga vetë klubi katalanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 23-vjeçari nga Uruguai është lidhur më parë me një largim të mundshëm ku Manchester United ishte klubi më i interesuar. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like