Përfundon takimi mbi 60 minuta me Celibashin, Kim del nga zyrat e KQZ, çfarë u diskutua në praninë e Kryemadhit dhe Tabakut

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi. Takimi ka zgjatur ka zgjatur mbi një orë, por vjen para mbajtjes se zgjedhjeve lokale.

Takimi vjen dhe një një moment që po punohet për reformën zgjedhore. Po kështu, vizita e Kim në KQZ vjen një ditë pasi Zeri i Amerikës zbuloi se një kabllogram i inteligjencës amerikane, tregonte për financimin rus të PD në Shqipëri në vitin 2017.

Bëhet me dije se tema për të cilën u diskutua lidhej me financimin e partive politike në Shqipëri, duke ndjekur zhvillimet e fundit, ku “Zëri i Amerikës” publikoi një lajm me pretendimin se PD kishte marrë 500 mijë dollarë financime nga rusët gjatë vitit 2017.

Pas përfundimit të takimit, ambasadorja amerikane nuk pranoi të jepte asnjë prononcim për mediat lidhur me tematikat e diskutimit.

You may also like