Përfundon protesta kundër propozimit francez, prej nesër bllokada në gjithë shtetin

by admin
Spread the love




Ka përfunduar protesta e gjashtë me radhë kundër propozimit francez e cila sonte kaloi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, përcjell SHENJA.

Në fillim kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se partia e tij nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues në Kuvend.

Më pas protestuesit vazhduan marshin deri tek Ministria e Drejtësisë, teksa aty në mënyrë simbolike vendosën lule dhe kërkuan dorëheqje.

Dorëheqje protestuesit kërkuan edhe para Kuvendit me moton   “Ultimatum- Jo, faleminderit”.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE ka njoftuar nesër se do të vazhdojnë me bllokada në mbarë vendin.

Siç bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën e Kurban Bajramit.


You may also like