Përfundon pas 57 minutash seanca kundër Trump, ekipi ligjor i ish-presidentit: Sundimi i ligjit vdiq në këtë vend!

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Donald Trump është në avionin e tij privat në aeroportin La Guardia të Nju Jorkut në rrugën për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Florida. Ai pritet të flasë në pronën e tij në Mar-a-Lago në orën 20:15 me kohën lokale.

Sakaq, në një prononcim për media në përfundim të seancës gjyqësore prej 57 minutash, Todd Blanche nga ekipi ligjor i Trump tha se gjyqtari u kërkoi jo vetëm Trump, por të gjithëve të përfshirë në këtë çështje që të mos përdorin gjuhë që do të nxiste dhunë.

Joe Tacopina, një tjetër nga avokatët e Trump, tha se zbërthimi i aktakuzës tregoi “se sundimi i ligjit vdiq në këtë vend”.

“Ndërsa të gjithë nuk janë mbi ligjin, askush nuk është nën të gjithashtu. Dhe nëse emri i këtij njeriu nuk do të ishte Donald J Trump, nuk ka asnjë mundësi që të gjithë të mblidheshim këtu sot.”

Më tej, ata nuk pranuan të komentojnë nëse Trumpit i janë marrë shenja gishti apo një fotografi gjatë procedimit.


Top Channel

You may also like