Përfundon mbledhja e PS-së, Rama zbardh detaje nga: Ja kush është thelbi i takimit të sotëm

by admin
Spread the love

Partia Socialiste mblodhi këtë të martë në orën 18:00 kryesinë e saj. Në përfundim të saj kryeministri Rama foli për mediat për detajet e mbledhjes.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në njëkontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni I luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithccka që është e munur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky është thelbi i takimit të sotëm. Kjo është një skuadër dhe secili ka rolin e tij”, u shoreh Rama në përfundim të takimit.

You may also like