Përfundon mbledhja e Bashës me grupin parlamentar të PD-së, Albana Vokshi shpërthen e revoltuar dhe zbulon vendimin e saj

by admin
Spread the love

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja që kryedemokrati Lulzim Bashës thirri sot në selinë blu me grupin parlamentar të PD-së.

Pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për ABC, deputetja Albana Vokshi bëri me dije se gjatë mbledhjes kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen.

“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur ajo.

Pas mbledhjes së një dite më parë kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.

You may also like