Përfundon makthi, gjykata liron nga burgu Fabrizio Miccolin  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas makthit në burg duket se kanë ardhur edhe ditë të mira për Fabrizio Miccolin. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Palermos ka dalë nga burgu dhe dënimi i tij është kthyer në shërbim social.

Miccoli ishte dënuar më parë për “zhvatje me metoda mafioze” me tre vite e tre muaj burg. Një dënim që nisi ta kryente nga 24 nëntori i vitit të shkuar. Megjithatë, Gjykata e Venecias mori parasysh kërkesën që avokati i Miccolit bëri.

Për rrjedhojë ata e liruan sulmuesin dhe ai do ta kryej dënimin tashmë në formë të një shërbimi social. Miccoli do të shkojë këtë mesnatë në shtëpinë e tij, ku do të nisë edhe forma e re e dënimit. Ndërkohë që më parë, Miccoli gjatë dënimit pati edhe një shërbim prove në akademinë e futbollit që ka krijuar vetë ai. /oversport.tv

Foto: fabrizio_miccoli, Instagram

You may also like